Flash

Buxheti për konviktet në vitin 2018, ku shkuan paratë?

Lapsi.al 24 December 2018
Buxheti për konviktet në vitin 2018, ku shkuan paratë?

Ministria e Financave kishte planifikuar të investonte rreth 2 milionë euro për përmirësimin e konvikteve në godinat e Qytetit Studenti në buxhetin e vitit 2018. Deri në fund të tetorit, këto fonde janë realizuar thuajse në nivelin zero.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se këtë vit do të shpenzoheshin 250 milionë euro në konvikte. Prej kësaj shume, 108 milionë do të shpenzoheshin për rehabilitimin e godinave në Qytetin Studenti dhe 100 milionë lekë për eficencën e energjisë në këto godina.

Realizimi i investimeve në këto projekte ka qenë zero, shkruan Monitor.

Realizimi i fondeve buxhetore për investime në arsimin e lartë gjithashtu ka qenë shumë i ulët edhe për vitin 2017.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit tregojnë se investime kapitale në “Programin, Arsimi i Lartë” ishin miratuar 330 milion lekë, nga të cilat me financim të brendshëm ishin 230 milion lekë, si dhe me financim të huaj rreth 100 milion lekë.

Buxheti i rishikuar për vitin 2017 uli financimet për investime në arsimin e lartë duke i çuar në 168 milion lekë, nga të cilat me financim të brendshëm ishin 82.8 milion lekë, si dhe financim të huaj në shumën 108 milion lekë.

Por edhe pse fondet u shkurtuan ato nuk arritën të realizoheshin. Realizimi i shpenzimeve kapitale për 12- mujorin 2017 në këtë program është 72 milion lekë ose 57 %.

Ministria e Arsimit ka arsyetuar se, financimi i huaj për 12-mujorin e parë 2017 nuk është realizuar, për shkak të rishikimit të marrëveshjes si dhe ndryshimit të selisë së agjencisë zbatuese RASH.

Të këshilluara

Zjarr gjatë natës në tregun e Laçit

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen en...

08:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI