Flash

Digjet tregu në Laç, konflikt mes vëllezërve

Lapsi.al 24 December 2018
Digjet tregu në Laç, konflikt mes vëllezërve

Dyshohet se zjarri i rënë ditën e sotme në tregun industrial të Laçit të ketë si shkak konfliktin mes vëllezërve, pronarë të tregut. Rreth 70 tregtarë janë dëmtuar prej këtij incidenti të qëllimshëm.

"Ka një muaj rresht që paralajmëron "do ju vras, do ju djeg". Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion"- shprehet një tregtare për Ora news.

Tregtarë të tjerë kanë deklaruar se kanë humbur mall me vlerë mbi 10 milionë. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.

Tregtari: "Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë.Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë. Mbi 15 milion dëm".

Tregtarja: " Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin. Nuk dimë asgjë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI