Flash

Euro kap kuotën më të ulët në 10 vite

Lapsi.al 24 December 2018
Euro kap kuotën më të ulët në 10 vite

Euro ka nisur të bijë me shpejtësi në javën e fundit të vitit në raportet e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 122.76 lekë, duke rënë me 0.19 lekë në krahasim me ditën e premte dhe duke vendosur një tjetër rekord të ri që prej muajit gusht 2008, kur këmbehej mesatarisht me 121.44 lekë.

Pas fluksit të emigrantëve në Shqipëri, ishte e pritshme një rënie e kursit të euros.

Tradicionalisht ata sjellin më shumë valutë në vend, duke rritur ofertën për euro .Gjithnjë javën e fundit të dhjetorit monedha e përbashkët fiton pikë, shkruan Monitor.

Në kahun tjetër, ekspertët e tregut valutor pohojnë se qarkullimi i monedhës vendase mbetet i dobët, për shkak dhe të konsumit të frenuar, duke kufizuar ofertën në lekë, çka po ndikon në forcimin e saj. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se oferta e parasë këtë vit ka ardhur në rënie.

Mungesa e qarkullimit të lekut dhe oferta e shtuar në valutë kanë bërë që këtë vit, efektet sezonale të fillojnë të ndihen më shpejt. Gjatë gjithë dhjetorit, euro vetëm ka shënuar rënie, duke humbur 1.5 lekë vetëm gjatë 24 ditëve të para të muajit.

Ekspertët e tregut valutor presin që në fillim të vitit të ardhshëm euro të stabilizohet disi, megjithëse zhvillimet e dy tre viteve të fundit kanë rezultuar të paparashikueshme, teksa rënia e fortë e euros nuk shpjegohet zyrtarisht me përmirësim të dukshëm të bilancit të llogarisë korente (hyrje-daljeve të valutës në vend). Në tremujorin e parë dhe të tretë, madje ky bilanc u përkeqësua, çka teorikisht duhet të kishte ndikuar në forcimin e euros, por në fakt ndodhi e kundërta.

Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh në qershor, kur euro ra me shpejtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë në 5 qershor, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore të pandalshme rënëse.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI