Flash

I dënuar për prostitucion në Itali, shkarkohet shefi i policisë së burgut të Peqinit

Lapsi.al 24 December 2018
I dënuar për prostitucion në Itali, shkarkohet shefi i

I dënuar në Itali për prostitucion dhe dyshime për ryshfet, shkarkohet kreu i Policisë në Burgun e Peqinit. “Panorama” shkruan këtë të hënë se kryekomisari Besnik Kaptelli është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë. Sipas të njëjtave burime Kaptelli ka qenë i dënuar nga shteti italian për shfrytëzim prostitucioni.

47-vjeçari është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë në Torino, si tutor i shfrytëzimit të prostitucionit, vend ku ka jetuar për disa vite si emigrant. Kaptelli dyshohet se pak kohë më parë i ka dhënë leje në këmbim të një ryshfeti një të dënuari me probleme në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Të burgosur të tjerë kanë bërë denoncime për komisarin, duke e akuzuar për ryshfet. Në vendimin për shkarkim ai cilësohet si “i papërshtatshëm për detyrën”.

Në maj 2017, kur kishte postin e shefit të Policisë së Burgut të Kosovës, iu dogj tërësisht makina në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës. Më herët edhe ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar si të korruptuar. Në nëntor të vitit të kaluar, Berisha shkruante se Kaptelli ishte shkarkuar nga ministri Ylli Manjani për shpërdorim detyre, por, 47-vjeçari u rikthye sërish në Policinë e Shtetit, kur Ministrinë e Drejtësisë e mori Etilda Gjonaj.

Kaptelli ishte gjithashtu një prej të pyeturve nga Komisioni parlamentar Hetimor për hyrjen e pajisjes përgjuese “IMSI-catcher” në Burgun e Peqinit. Ai mohoi të ketë pasur dijeni për pajisjen.

Të këshilluara

Zjarr gjatë natës në tregun e Laçit

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen en...

08:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI