Flash

Kryemadhi: PS-në e drejton një sekt kriminal

Lapsi.al 24 December 2018
Kryemadhi: PS-në e drejton një sekt kriminal

Nga Mallakastra, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se premtimet e Ramës janë një tufë me gënjeshtra, që e kanë gënjyer edhe PS. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se PS drejtohet nga një sekt kriminal dhe jo nga socialistë që edhe mund të bëjnë gabime.

"Mesazhi im është shumë i qartë, sepse është shumë e thjeshtë për ti konsideruar të gjitha premtimet e Edi Ramës një tufë gënjeshtrash, të cilat jo vetëm që kanë gënjyer qytetarët, por mbi të gjitha kanë gënjyer Partinë Socialiste. Unë kam shumë miq në Partinë Socialiste, sepse vij edhe vetë nga PS-ja dhe kur kam ikur nga aty, ndryshe nga Kejdi apo nga Endriti që kanë qenë fëmijë në atë kohë dhe sot kanë marrë një pozicionim tjetër, apo Adi që kemi qenë bashkë në Partinë Socialiste, ajo ç’ka kemi vënë re ne është që, shpërdorimi që i është bërë PS-së, ka kaluar çdo kufi, sepse tashmë atë nuk do e drejtojnë socialistët me gabimet e tyre dhe defektet e tyre, por e drejton një sekt kriminal, i cili të gjithë pasurinë e Shqipërisë e ka dhënë në tre-katër duar që nuk i dimë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë, i cili të gjithë Buxhetin e Shtetit e ka dhënë përsëri në 3-4 duar. Pra është si puna e Buxhetit të Shtetit që 46% të parave që paguajmë ne me taksat tona ai ia jep pesë vetave dhe gjithë pjesa tjetër do fryjnë sytë dhe do rrinë pa ngrënë", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI