Flash

Media australiane: Shqipëria është një nga destinacionet e nënvlerësuara

Lapsi.al 24 December 2018
Media australiane: Shqipëria është një nga destinacionet e

Bussines Insider Australia, në një artikull të titulluar "40 destinacionet e nënvlerësuara në botë", ka përmendur edhe Shqipërinë si një prej tyre.

Saranda është një vendpushim në Rivierën Shqiptare, e cila është po aq e njohur për rrënojat arkeologjike dhe plazhet e saj.

Shqipëria e meriton të jetë në listën e pushimit tuaj të ardhshëm, shkruan Business Insider Australia.

Në artikull nënvizohet se Shqipëria ka jo vetëm një rivierë dhe plazh të bukur, por është gjithashtu një vend i pasur kulturalisht, trashëgimi botërore, pjesë e UNESCO-s.

“Ndërsa ju do të gjeni eshtrat e një sinagoge të shekullit të 5 në vetë qytetin e Sarandës. Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton në kohët parahistorike ndodhet rreth 12 milje jashtë Sarandës. Vendi, Butrinti, gjatë historisë së tij funksiononte si një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkop. Nëse preferoni të merrni disa rreze, disa nga plazhet më të njohura në zonë përfshijnë Plazhin e Pasqyrave, Santa Quaranta Beach dhe Plazhi i Pulëbardhës.”- thuhet në artikullin e BIA.

“Fotot e një shoku te Pulëbardha Beach ishin shtysë për vizitën time në Shqipëri dhe ia vlejti shumë”, shkruan një përdorues i TripAdvisor, citon media australiane.

Si një bonus shtesë, ishulli grek i Korfuzit është shumë pranë, vetëm përmes një udhëtimi të shkurtër me traget nga Saranda.

Destinacionet e tjera të përmendura në shkrim përfshijnë: Bergen Norvegji, ishulli Anguilla, Valparaiso në Kili, Liqeni Bohinj në Slloveni, Teksas SHBA, Alberta Kanada, Pulia në Itali, La Roque-Gageac në Francë, shteti i pasur i Liechtenstein, Extremadura në Spanjë etj - shkruan Monitor.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI