Flash

Një fenomen i ri në horizont: Dembele kontratë profesionisti vetëm 15 vjec

Lapsi.al 24 December 2018
Një fenomen i ri në horizont: Dembele kontratë profesionisti
Do të jetë vërtetë një Krishtlindje speciale për Karamoko Dembele, djalin e cudirave të futbollit britanik, që poshtë pemës ka gjetur dhuratën e dëshirueshme. Vetëm 15 vjec, në fakt, ai ka firmosur një kontratë prej profesionisti me Celtic Glasgoë, klub ku mbërriti në 2016 kur ishte vetëm 13 vjec. Akordi ka një kohëzgjatje deri në 2021 e sulmuesi i krahut mund të bëjë debutimin në skuadrën e parë ende pa mbushur 16 vjec, në 22 shkurtin e ardhshëm. Fenomeni i vogël u përfshi në vëmendjen e të gjithëve që në 2016, kur vetëm 13 vjec, debutoi në një turne Under 20, gjë që nuk i kishte ndodhur as emravë të mëdhenj si Messi apo Maradona. "Objektivi im është të debutoj në skuadrën e parë - shpjegoi ai pas firmës - e do të përpiqem tia tregoj trajnerit në stërvitje e ndeshjet që do të luaj me formacionin e rezervave".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI