Flash

Nusja akuzoi vjehrrin për përdhunim, dënohet nga gjykata për mashtrim

Lapsi.al 24 December 2018
Nusja akuzoi vjehrrin për përdhunim, dënohet nga gjykata për

Një 20-vjeçare është dënuar me 11 ditë burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtore për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”. Bëhet fjalë për Elda Tanushin që kallëzoi një vit më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vjehrrin e saj, shtetasi Eduard Stafa se ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj.

Në kallëzimin e saj thuhej se ajo është shantazhuar që të kryente marrëdhënie seksuale për faktin se vjehrri do të tregonte se kishte gjetur në telefonin e saj mesazhe që provonin se kishte lidhje jashtëmartesore me një djalë tjetër. 20-vjeçarja kishte paraqitur kallëzim për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.

Veprimet e para hetimore janë kryer te Krimet e Rënda dhe më pas dosja ka kaluar te Gjykata e Tiranës, pasi është vërtetuar që kallëzimi ka qenë i rremë. Është pyetur vjehrri i cili ka mohuar akuzat kategorikisht. Është kryer edhe një ballafaqim ku ai u qëndroi deklarimeve të dhëna më parë, duke mohuar tërësisht faktin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me nusen e djalit që ishte emigrant në Greqi.

Në një moment vajza pranoi se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me vjehrrin, duke deklaruar se kishte gënjyer më parë, por këmbëngulte se ishte ngacmuar seksualisht nga ai. Nga ana e tij vjehrri ka kallëzuar nusen se ka tentuar të helmojë bashkëshorten e tij. Ndaj nuses është hapur procedim tjetër dhe në fund, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta referojë çështjen në Gjykatën e Tiranës. 20-vjeçarja ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në përfundim është dënuar me 11 ditë burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Kallëzim i rremë”.

Të këshilluara

Zjarr gjatë natës në tregun e Laçit

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen en...

08:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI