Flash

Prodhimi i mandarinave i lartë, çmimi i ulur nën nivelin e kostos

Lapsi.al 24 December 2018
Prodhimi i mandarinave i lartë, çmimi i ulur nën nivelin e

Ndonëse prodhimi i mandarinave ka qenë i lartë këtë vit, fermerët ankohen se kërkesa e pastabilizuar e tregut e ka ulur çmimin nën nivelin e kostos.

Vangjel Zisi nga Mursia, është shprehur se fermerët e vegjël janë ata të cilët preken kryesisht prej kësaj situate, ku kostot e fermerëve janë tepër të larta për shkak të çmimit të naftës, çmimit të energjisë dhe mungesës së rrugëve drejt parcelave.

Një tjetër fermer flet për kostot e larta të plehrave kimike, ujitjes, kullimit, konkurrencën prej tregut grek dhe mungesën e kontratave afatgjata me blerësit.

"Prodhimi po rritet, cilësia gjithashtu", shprehet një nga fermerët. Ai shton se ata po kuptojnë gjithnjë e më shumë si duhet të funksionojnë në treg, por sipas tij ka disa nevoja që nuk zgjidhen me investime private dhe shteti duhet të jetë mbështetës.

Rreth 1000 punëtorë nga e gjithë Shqipëria janë angazhuar në punën sezonale në Konispol. 300 familje janë kthyer në rezidentë të përhershëm prej punës në plantacionet e mandarinave.

https://www.youtube.com/watch?v=tlNI7pNfbmI

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI