Flash

Rama mbledh kryesinë e PS, ministrat në ankth nga ndryshimet në qeveri

Lapsi.al 24 December 2018
Rama mbledh kryesinë e PS, ministrat në ankth nga ndryshimet në

Partia Socialiste do të mbledhë sot kryesinë. Burime brenda selisë rozë i thanë lapsi.al se kryeministri Edi Rama do të bëjë një panoramë të punës së këtij viti të parë të mandatit të dytë. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar në disa ministri të cilat kanë performuar më dobët. Ajo që ka shtuar ankthin e ministrave është se pas kryesisë, PS do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare brenda javës, në datën 28 dhjetor. Shkak për këtë mbledhje urgjente të kryesisë së PS-së janë zhvillimet e fundit pas protestës së studentëve.

Një pikë “e nxehtë” e mbledhjes së sotme do të jetë analiza për funksionimin e Forumit Eurosocialist për të cilin Rama shprehu kritika pas protestës së studentëve. Përmes një postimi në Facebook u lajmërua dorëheqja e kreut të FRESSH-it, Eljo Hysko, i cili më vonë e përgënjeshtroi atë. Në rend të ditës kryesia e PS-së ka edhe diskutime mbi riorganizimin e partisë, sipas kalendarit të miratuar në asamblenë e muajit shtator. Asambleja kishte vendosur ngritjen e shtabeve elektorale në qarqe dhe emërimin e koordinatorëve elektoralë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr gjatë natës në tregun e Laçit

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen en...

08:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI