Flash

SHBA tërhiqet nga Siria, ky vendim i rrezikon kurdët

Lapsi.al 24 December 2018
SHBA tërhiqet nga Siria, ky vendim i rrezikon kurdët

Vendimi i Trump për të tërhequr trupat amerikanë nga Siria ka një impakt të drejtëpërdrejtë edhe tek populli kurd, të cilët mbeten ngecur mes Turqisë, Assadit dhe ISIS-it. Njësitë kurde të mbrojtjes së popullit ja dolën me mbështetjen e Amerikës që të zmbrapsnin ISIS-in në betejën e Kobanit të Raqqa-së; aty ku nisi dhe të marri formë mposhtja e shtetit islamik.

Kurdët nisën të kishin sërish shpresë pas mbështetjes që morën prej Washingtonit. Në 2016-n ata shpallën një sistem autonom federal, duke patur mbështetje nga Amerika, ndonëse nuk u njoh zyrtarisht nga Asadi, Kombet e Bashkuara apo Nato.

Por tani me tërheqjen e Amerikës, autonomia kurde në Siri mund t’i ketë ditët e numëruara. Shumë shpejt pas njoftimit të Trumpit, Turqia siç tregojnë raportet në mediat vendase, ka nisur grumbullimin e trupave pranë një qyteti në veri të Sirisë të kontrolluar nga kurdët, dhe kjo pavarësisht premtimit të Ankarasë se do ta shtynte ofensivën e premtuar në lindje të Sirisë.

Erdogani pretendon se e ka diskutuar në telefon planin e tij me Trumpin dhe ka marrë përgjigje pozitive. Njësitë kurde YPG, që luftuan ISIS-in, Turqia i konsideron një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde që prej vitit 1984, e ndalohet në tokën turke si organizatë terroriste.

Amerika i ka braktisur kurdët edhe më parë, tha per ëashington Post gjenerali Mazloum Abdi, komandant i forcave paraushtarake kurde SFD; tani pas njoftimit të Trump, ai thotë se do të përpiqet të hapë kanale bisedimi me Rusinë dhe regjimin sirian për të mbushur kështu vakumin e lënë pas nga Amerika.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI