Flash

Tentuan t'i arratisen karabinierëve, aksidentohen 4 hajdutë shqiptarë në Itali (FOTO)

Lapsi.al 24 December 2018
Tentuan t'i arratisen karabinierëve, aksidentohen 4 hajdutë

Katër hajdutë shqiptarët rrezikuan jo vetëm karabinierët por edhe shoferët e tjerë, në përpjekje për t'u arratisur. Hajdutët të moshave nga 21, 26 dhe 40 vjeç, po udhëtonin me një automjet tip Opel Meriva (e vjedhur në Pistoia) në qytetin e Panzano e Greve në Chianti. Ata nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar duke ecur me shpejtësi në korsi të kundërt.

Karabinierët vazhduan ndjekjen e tyre në manovrën e rrezikshme, duke u detyryar të shmangin edhe makinat e tjera. Pas ndjekjes për disa minuta, makina e hajdutëve shqiptarë u përplas duke u aksidentuar, duke i lënë që të gjithë të plagosur.

Shtetasi me inicialet K.A, 22 vjeç u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në pjesën e hundës, K.S., 21 vjeç, refuzoi çdo trajtim mjekësor; S.M., 26 vjeç, u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, ndërsa  V.P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë. Tre shqiptarët e plagosur përfunduan në burg, ndërsa i katërti është ende në spital. Në makinën e vjedhur ka pasur edhe materialet e grabitura nga shqiptarët në një shtëpi në zonë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI