Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Rama, pengu që nuk e ndryshon dot qeverinë

Lapsi.al 25 December 2018
Rama, pengu që nuk e ndryshon dot qeverinë

Përshkrimi që Taulant Muka i bënte mbledhjes së vetme të Qeverisë, ku arriti të marrë pjesë, shpjegon arsyen pse ndryshimet e ministrave, nuk janë lajm, por thashethem. Sepse ndryshimet vetëm sa do shërbejnë për të kuptuar se me cilin nga grupimet e maxhorancës ka vendosur të qeverisë Rama në dy vite e gjysme që i kanë mbetur. Asgjë tjetër nuk do të ndryshojë. Sepse Rama tashmë nuk e drejton më Qeverinë e vërtetë.

Qeveria e vërtetë janë ata që çojnë propozime të pakërkuara për koncesione, që marrin 10 për qind të Buxhetit të Shtetit, për PPP që paguhen dyfish nga paratë e publikut, për tendera si ai i Unazës së madhe. Një grup i vogël biznesmenësh, që angazhojnë stafet e tyre për të bërë projekte dhe buxhete e që ua faturojnë xhepave tanë nëpërmjet Edi Ramës. Ai grup i vogël që kontrollon për llogari të këtyre projekteve edhe politikën, edhe drejtësinë, edhe mediat. Oligarkët janë qeverisësit e vërtetë.

Edi Rama e humbi që në 2013 shansin për të shkarkuar këtë qeveri. Atëherë erdhi me premtimin se do ta kthente qeverisjen tek publiku, se favorizimit të të pasurve i erdhi fundi, se grupi i oligarkëve do të shpërbëhej në emër të shanseve të barabarta. Rreth 1 milion shqiptarë i dhanë pushtetin që ta shkarkonte këtë qeveri, por sapo u ul në karrigen e Kryeministrit, bëri të kundërtën: u rreshtua haptas me të fortët dhe të pasurit kundër të pambrojturve dhe të varfërve. Taksat u rritën vetëm mbi shtresën e mesme, për ta thelluar polarizimin e shoqërisë. Koncesionet dhe PPP u shndërruan në karikaturën e qeverisjes, kur pronari i kioskës në Berat, mori tenderin qindramilionësh të dializës me një propozim të pakërkuar, që as ai vet nuk e kishte dëgjuar.

Edi Rama, që mori mandatin për t'ua kthyer pushtetin shqiptarëve, jo vetëm që e forcoi pushtetin e oligarkëve, por e shndërroi qeverinë në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun për llogari të tyre. Krijoi një makineri të shtrenjtë propagande për të mbrojtur propozimet e pakërkuara, transferimin e buxhetit të shtetit në xhepat e pak biznesmenëve. Sot, në vitin e gjashtë të qeverisjes, ai nuk ngjan më me një Kryeministër, por me një drejtor zyre për Marrëdhëniet me Publikun. Ministrat janë vetëm sekretarët që firmosin projektet dhe tenderat. Mund ta zëvendësojë Arben Ahmetajn, por është e qartë që efektin prapaveprues në ligjin për uljen e taksës së dividentit, nuk e ka propozuar ai, por ata që nuk e kanë ndarë dividentin për 4 vjet. Mund ta zëvendësojë Lindita Nikollën, por të gjithë e shohin live, kur prezanton ish- ministrin e Arsimit si autorin e reformës, që në fakt erdhi e gatshme nga pronarët e Universiteteve private. Mund ta zëvendësojë Damian Gjiknurin, por lista e fituesve të tenderit 40 milionësh tek Unaza e re, është dëshmi e qartë se propozimi i pakërkuar është miratuar përpara se ta firmoste ministri.

Tani është vonë për Edi Ramën që të shkarkojë qeverinë e oligarkëve. Ai mund të heqë vetëm noterët- kukulla që ka vënë në krye të ministrive, në kushtet kur të gjithë grupimet sociale janë në protestë. Do t’i hedhë si ushqim për protestuesit e pakënaqur, duke i damkosur me fajin e keqqevrisjes, për të shpëtuar kokën e vet dhe sistemin që e ka ngritur vet, por nuk mund ta kontrollojë më. Ata që qeverisin vërtet, nuk mund t‘i heqë dot më, ndërsa e kundërta mund të ndodhë.

Nëse nuk e rikuperon imazhin, oligarkët mund ta shkarkojnë Ramën dhe të zgjedhin një imazh të ri, më të besueshëm për të mbrojtur atë që është bërë deri tani dhe propozimet e pakërkuara të së ardhmes.

Kjo është arsyeja pse mbledhja e Qeverisë është vetëm numërim pëlqimesh dhe shpërndarjesh në rrjetet sociale. Ata tani janë një zyrë e marrëdhënieve me publikun me një deadline. Ai është ultimatumi i vërtetë për Edi Ramën.

Shkruar për ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, i vjetër dhe i lodhur

Arlind Qori Edi Rama është i vjetër. Edhe i lodhur. I kapur nga oligarkët po e po, por kjo nuk përbën më lajm. Vjetërsia e tij lidhet me varfërinë e imagjina...

10:24

Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

Një parodi e madhe po ndodh. Ndërkohë që studentët, gjithnjë e më të shumtë në numër, po i braktisin sallat e Ramës, PD dhe LSI kanë vendosur t'i japin fund boj...

14:09

Pse duhet rrëzuar ligji i arsimit të lartë

Këto rreshta po shkruhen në nxitim dhe rezistencë e sipër për të argumentuar pse strumbullari i problemit qëndron te ligji i arsimit të lartë dhe pse realizimi ...

23:20

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës. Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, p...

10:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI