Flash

Mafia shqiptare pastroi 1.5 miliardë euro në Serbi

Lapsi.al 25 December 2018
Mafia shqiptare pastroi 1.5 miliardë euro në Serbi

Mafia shqiptare ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajon. Mediet serbe raportojnë se në 10 vitet e fundit familjet mafioze shqiptare kanë pastruar në Serbi plot 1.5 miliardë euro. Në një shkrim të tabloidit Kurir thuhet se pjesa më e madhe e këtyre parave është investuar në tregun pasurive të paluajtshme.

Sipas të njëjtave burime mafia shqiptarë është bërë në këtë mënyrë “ndoshta një nga aktorët kryesorë që ka ndërtuar skemat e pastrimit të parave të krimit të organizuar”, të ardhura të përfituara kryesisht nga trafiku i drogës dhe armëve”.

Ish-drejtori i policisë së Beogradit Marko Nicovic thotë se “trafikantët shqiptarë kanë pastruar rreth 80 deri në 100 milionë euro në vit në këtë vend duke blerë toka, pasuri të patundshme dhe ndërtuar godina përmes të ashtuquajturve biznesmenë serbë”.

“Në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk shfaqen asnjëherë. Kjo funksionon me anë të personave të tjerë. Ai thotë se shqiptarët përdorin persona me emra si psh Petar Petrovic nga Mynihu i cili shërben si fasadë. Investimet më të mëdha të tyre janë në jug dhe juglindje të Serbisë” – thotë Nicovic.

Ai shton se klanet shqiptare të trafikut të drogës kanë përdorur të njëjtat skema për të investuar paratë e paligjshme edhe në rajone turistike të detit Adriatik në Kroaci apo në Malin e Zi, por edhe në Bosnje Herzegovinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI