Flash

Ronaldo për herë të parë në pankinë, Allegri: "Do t'a shohim ndeshjen bashkë"

Lapsi.al 25 December 2018
Ronaldo për herë të parë në pankinë, Allegri:

"Cristiano Ronaldo nesër do të jetë në pankinë: këtë herë do ta shohim ndeshjen bashkë". Massimiliano Allegri do ti lejojë një ndeshje pushim sezonit të CR7, në sfidën e Bergamo kundër Atalanta, në program të mërkurën. "Jam shumë i lumtur - tha trajneri i bardhezinjve, për Sky Sport - për atë që është duke bërë, si të gjithë. Kjo e këtij viti është nisjua e tij më e mirë në nivel goli dhe numrash. Kemi nevojë që ai të jetë në formën më të mirë në mars, kur të vijnë ndeshjet decizive të Champions: ai duhet të jetë deciziv si gjithë të tjerët. Por Ronaldo edhe më shumë, si ka qenë në vitet e fundit".

Allegri ndërkohë, përpara ndeshjes së Juventus me Atalantën ka folur për vështirësitë për të luajtur në 26 dhjetor: "Duhet të luajmë një ndeshje serioze, në lojë janë tre pikë. Nesër është e rëndësishme të shkojmë mirë në nivelin mental, përndryshe i bëjmë një dhuratë Atalantës", ka shpjeguar tekniku bardhezi.

Të këshilluara

Higuain-Chelsea: Juve bekon marrëveshjen

Ndërsa Milan dhe Chelsea diskutojnë shkëmbimin e mundshëm mes Higuain dhe Morata-s, nga Juve duket se ka ardhur drita jeshile, e rëndësishme dhe e nevojshme për...

19:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI