Flash

4 organizata ndërkombëtare thirrje Ramës: Tërhiqu nga ligji për median online

Lapsi.al 26 December 2018
4 organizata ndërkombëtare thirrje Ramës: Tërhiqu nga ligji

Në një letër të hapur, katër organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi, kritikuan 2 projektligjet të qeverisë shqiptare për "disiplinimin" e medias online dhe kërkuan tërheqjen e tyre.

Katër organizatat e dërguan letrën e hapur për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni të mërkurën dhe kërkuan tërheqjen e tyre nga iniciativa për të ndryshuar dy ligje të cilat parashi

kojnë regjistrim, mbikëqyrje, gjobitje dhe mbyllje të medias në internet dhe që janë prezantuar pak javë më parë në kuadër të asaj që kryeministri e quan “paketë antishpifje”.

“Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër. “Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,” vijon më tej letra.

“Ne shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit,” vijon më tej letra.

Dy projektligje të hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, një  komision pranë AMA, i cili do të ketë fuqinë të gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon moralin publik apo jo dhe nëse e gjykon të arsyeshme, mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre mediave.

Kryeministri Edi Rama është ankuar vazhdimisht për ato që i quan “shpifje” në media, në përgjithësi atë në internet dhe ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit se do të marrë masa. Gjithsesi, masat që synohen të ndërmerren prej tij konsiderohen nga organizatat ndërkombëtare si shkelje e rëndë e lirisë së medias.

“Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” shkruhet në letër.

/Birn/

Të këshilluara

Qeveria rrit pagën minimale

Paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur a...

18:08

Po vjen i ftohti siberian

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë dhe për ditët në vijim, ndërsa viti 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit. Mbi vendin tonë ...

18:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI