Flash

Allegri i tërbuar me De Laurentiis: "Tregohen moralistë e pastaj ndodh kjo"

Lapsi.al 26 December 2018
Allegri i tërbuar me De Laurentiis: "Tregohen moralistë e pastaj

Juventus ngadalësoi në Bergamo, por Max Allegri është i tërbuar me Aurelio De Laurentiis. Molla e sherrit: arbitrat. Tekniku bardhezi është nervozuar shumë pas kartonit të kuq të Bentancur dhe ka shpjeguar përse: "Jam shumë i nervozuar. Banti arbitroi mirë, por ndodhin gjëra... Jashtë bëhen deklarata të rënda nga drejtues shoqërish kundër arbitrit, flitet e tregohen moralistë e pastaj ndodh kjo - tha Allegri -. Nervozohem edhe unë, kështu nuk është mirë. Nuk është elegante të bësh aludime e deklarata".

Analiza e ndeshjes kalon në plan të dytë përpara deklaratave të teknikut juventin, gjithnjë e më i përqendruar. "Ne punojmë dhe duam të fitojmë, sepse duhet shumë punë për të rifituar kampionatin. Jam i hidhëruar, ndoshta nuk isha i mësuar të luaja për Krishtlindje... Në Itali nuk kemi për tu përmirësuar kurrë, pavarësisht fjalëve të bukura - shtoi ai - Unë nuk flas kurrë, duhet të edukojmë tifozët. Në Itali lejohet gjithcka e shkohet përtej. Të shtunën fituam një ndeshje pa thënë asgjë, një ndeshje që mbeti e hapur për cfarë? Ma thoni ju...".

Referimi është i qartë për golin e anulluar Douglas Costa. "Sepse fituam të shtunën nuk është se lejojmë të ndodhin gjëra jashtë normales. Durimi më humbet edhe mua. Në Itali nuk mund të përmirësohemi me shembuj të tillë. Sot i kërkoj ndjesë gjyqtarit të katërt e më vjen keq.... Por vazhdojmë kështu e do të gaboj edhe unë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI