Flash

DETAJE TE REJA/ Si u ekzekutua me plumb në kokë 17-vjeçarja në Laprakë

Lapsi.al 26 December 2018
DETAJE TE REJA/ Si u ekzekutua me plumb në kokë 17-vjeçarja

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së mërkurës. Nga një breshëri armësh mbeti e vdekur në vend në zonën e Laprakës një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola. Ajo është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i dashuri i saj, 23-vjeçari, Erion Denga është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:17 në një zonë të populluar. Çifti i të rinjve ka qenë ulur në një nga lokalet e zonës dhe më pas i janë drejtuar makinës. Lapsi.al mësoi se në këtë moment në drejtim të tyre janë afruar 2 persona të veshur me të zeza dhe të maskuar me kapuçë që kanë kapur zjarr.

Vajza e re nuk ka pasur mundësi të shpëtojë ndërsa i riu ka arritur që me makinë të shkojë deri në spitalin e Traumës që ndodhet aty pranë. Ai kal marrë në makinë edhe adoleshenten, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë. Burime nga policia thonë se autorët janë identifikuar.

Paraprakisht besohet se shkak është bërë një konflikt mes të rinjve. 17-vjeçarja ka pasur një lidhje që e kishte ndërprerë pak kohë më parë. Ish-i dashuri ka pasur një përplasje fizike me 23-vjeçarin, Erion Denga dhe duket se gjërat janë agravuar më tej. Gjithsesi kjo mbetet ende në kuadrin e dyshimeve pasi asgjë nuk është konfirmuar. Lapsi.al mëson se policia po heton edhe një pistë tjetër pasi në vitin 2016, i plagosuri Denga është arrestuar i akuzuar për shantazhimin e një vajze të re me video intime duke i kërkuar 2 mijë euro.

Të gjitha këto pista janë duke u verifikuar. Policia thotë se po kryhen kontrolle për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI