Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Britanikët të nxehur me mbretëreshën Elizabeth II

Lapsi.al 27 December 2018
Britanikët të nxehur me mbretëreshën Elizabeth II

Mbretëresha e Anglisë ka publikuar në faqen zyrtare të ‘Kensington Royal Palace’ fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjes, duke uruar kështu popullin e saj me fjalë prekëse që flasin për sakrificat, dashurinë për familjen, etj. Por detaji që nuk i ka shpëtuar ndjekësve në ‘Twitter’ lidhet me sfondin ku Mbretëresha është fotografuar.

Pas saj ndodhet një piano e larë në ar dhe kjo gjë nuk i ka shpëtuar askujt. Reagimet kanë qenë të shumta dhe aspak pozitive. “Mbretëresha flet për sakrificën me një piano ari pas shpine”,-shkruan një përdorues në ‘Twitter’.

Të tjerë kanë vënë në dukje sërish detajin e pianos, por reagimet kanë qenë të ndryshme. Siç duket populli nuk e ka pritur aspak mirë fjalimin e Mbretëreshës dhe e gjithë kjo ka ardhur nga një ‘pakujdesi’ e saj.

Të këshilluara

Drake merr dhuratën e parë si baba (Foto)

Drake është baba dhe djali i tij Adonis, edhe pse nuk është bërë personazh publik për momentin, mund të jetë vogëlushi më i famshëm. Me rastin e Krishtllindj...

18:11

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI