Flash

PD sulmon sërish televizionin e Karlo Bolinos: ERTV 2 shërbëtor i Ramës dhe Veliajt, bojkotojeni si ekran

Lapsi.al 27 December 2018
PD sulmon sërish televizionin e Karlo Bolinos: ERTV 2 shërbëtor i

Partia Demokratike vijon sulmet ndaj televizionit te Karlo Bolinos, Report Tv. Pak ditë pas sulmeve direkte në këtë ekran të kryetarit Basha, sot nga selia blu ka dalë një tjetër deklaratë zyrtare kundër Report Tv, televizion që PD e etiketon si 'Ertv 2'. Në deklaratë thuhet se Report Tv ka mashtruar me një lajm sipas së cilit pretendohet se në pamje shfaqet shtëpia e Lulzim Bashës me 4 shtesa të paligjshme. Më poshtë deklarata e plotë.

Pergenjeshtrim per ERTV 2 ( Report tv)

Televizioni ERTV 2, të cilin publiku e njeh me emrin Report TV, ka shkelur çdo standard të gazetarisë për t’i shërbyer në mënyrë mjerane padronëve që e furnizojnë me para, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Njësoj si kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj, ERTV 2 ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pamjet me dron, të transmetuara nga ERTV 2, për të cilat shpifi Erion Veliaj pak ditë më parë, nuk i përkasin fare pallatit ku banon Kryetari i Partisë Demokratike. Këto pamje janë janë një mashtrim i shëmtuar i shërbëtorëve të Ramës dhe Veliajt në Report TV.

Nëse kjo kioskë televizive do të kishte për qëllim të thoshte të vërtetën dhe të mos u shërbente qindra mijëra eurove të paguara nga pushteti i korruptuar i Rilindjes, do të kishte verifikuar se shtëpia e Lulzim Bashës është në një pallat tjetër dhe nuk ngjan aspak me atë që u paraqit në pamjet me dron nga ERTV 2.

Këta shërbëtorë mjeranë, që pasurohen për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, meritojnë të bojkotohen nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen me vërtetësi, pa u helmuar nga makineria e propagandës së një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI