Flash

Policia merr masa shtesë për festa, në 7 ditë kanë hyrë 266.219 shtetas

Lapsi.al 27 December 2018
Policia merr masa shtesë për festa, në 7 ditë kanë

Policia Kufitare është angazhuar për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve në të gjithë pikat e kalimit të kontrollit kufitar tokësor, porte dhe aeroportin "Nënë Tereza".

Në të gjitha Pikat janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eliminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim cilësor e në kohë, të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj.

Prej datës 20 deri 27 Dhjetor 2018 nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar ka patur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje, konkretisht:

• Kanë hyrë 266.219 shtetas, nga këta 178.120 shtetas shqiptarë, 88.099 shtetas të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13 % shtetas më shumë;

• Kanë dalë nëpërmjet pikave të kalimit 170.879 shtetas dhe 52.270 mjete. Rezulton se gjatë periudhës 20–27 Dhjetor 2018 kanë dalë rreth 19 % më pak se për të njëjtën periudhe të vitit 2017.

Në kuadër të masave, Policia Kufitare po bashkëpunon ngushtë me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, si dhe me Policitë homologe. Është rritur prezenca policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Departamenti i Policisë Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë në numrin 112, aplikacionin Komisariati Dixhital, në numrin jeshil 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI