Flash

Rama: Vitin e ardhshëm do të ketë rritje të rrogave të mjekëve dhe infermierëve

Lapsi.al 27 December 2018
Rama: Vitin e ardhshëm do të ketë rritje të rrogave të

Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë rritje të rrogave për infermierët dhe mjekët gjatë vitit të ardhshëm.

Rama është shprehur se rritja do të jetë e ndjeshme, por sërish larg asaj që do të duhet të jetë.

 “Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me ca ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli gjithashtu dhe për shpërblimin që do t’i jepet studentëve ekselentë, si dhe për paratë që do të jepen për foshnjet që do të vinë në jetë.

“Do të paguajmë dhe 1.200 dollarë për të gjithë studentët ekselentë. Ne do ta bëjmë këtë dhe do i mirëpresim në sistem. Dhe ta në fund do zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre. Por krahas bursës për ekselentët do japim bursën për ata që vijnë në jetë, për bebet. Duke u uruar çifteve të reja të shtyjnë fort përpara, ju uroj suksese në urgjencën e re kombëtare”, u shpreh ai.

Kryeministri bëri dhe një apel ndaj mjekëve të rinj që të mos largohen prej vendit, pasi do të paguhen njëlloj si në Gjermani nëse do zgjedhin të punojnë në zona jashtë zonave të tyre të banimit.

 “Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI