Flash

Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë, policia mësyn në banesën e autorit

Lapsi.al 27 December 2018
Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë, policia mësyn në

Një ditë pas atentatit në Laprakë, ku një 17-vjeçare mbeti e vrarë dhe u plagos i dashuri i saj, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar.

19-vjeçari, i dyshuar si autor i vrasjes së Briselda Gjikolës dhe u plagosjes së 23-vjeçarit Erion Bengo nuk është gjetur në banesën e tij.

Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave. 19-vjeçari ka ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar.

19-vjeçari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Policia dhe prokuroria po hetojnë dhe për pista te tjera, ndërsa po kalohet në filtër e shkuara e të gjithë protagonisteve në ngjarje. Aktualisht po vijojnë kontrollet.

NGJARJA

Krimi i rëndë ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI