Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Abuzim seksual në kombëtaren e femrave të Afghanistan, kryqëzohet presidenti: "Kur u përmenda më dilte gjak nga..."

Lapsi.al 28 December 2018
Abuzim seksual në kombëtaren e femrave të Afghanistan,

Keramuddin Karim, presidenti i Federatës së Futbollit të Afghanistan, duket se nuk do ta mbajë gjatë detyrën. Gjykata e Kabul e ka lajmëruar me masën që e ndalon të dalë nga territori i vendit, sanksion që ka prekur edhe katër drejtues të tjerë të Federatës. Akuza është e tmerrshme: abuzime seksuale ndaj lojtareve të Kombëtares. Më parë, Karim ishte pezulluar edhe nga Komisioni i Etikës së Fifa, sapo emri i tij u shfaq në listën e të hetuarve për cështjen.

Ajo që i ka ndodhur këtyre vajzave është zbuluar vetëm nga një scoop i të përditshmes britanike The Guardian. Vajzat flasin në anonimat dhe është e kuptueshme, për të ruajtur përfshirjen e familjarëve të tyre. Një prej tyre ka rrëfyer se është rrahur me grushta dhe është sulmuar seksualisht në një paradhomë për në zyrën e presidentit. Karim i ka drejtuar madje edhe pistoletën, duke e kërcënuar me vdekje atë dhe familjarët e saj, në rast se do të hapte gojë.

"Kërkoja ndihmë. Ai më afrohej dhe më thoshte: "Dua të të qendroj pranë, dua të shoh trupin tënd". Tentova ti injoroja ato fraza dhe i thashë: "Kam nevojë për para që të kthehem në shtëpi, mund të më ndihmosh? Nëse nuk mundesh ska problem, por më lër të largohem". Ai më tha se do të më ndihmonte dhe më tha ta ndiqja. Në krah të zyrës së tij ishte një dhomë, që dukej si hoteli. Më tha të ulesha mbi shtrat dhe me shtyu. U ngrota dhe tentova të lirohesha, por më goditi me grusht në fytyrë. Rashë por u mundova të dilja nga dera. Më goditi përsëri dhe më doli gjak nga hunda dhe buza. Filloi të më rrihte, u rrëzova dhe humba ndjenjat. Kur u përmenda kishte gjak kudo mbi krevat, më dilte akoma nga golja, hunda dhe vagina".

Një tjetër futbolliste tregon se Karim e kërcënoi se do ti priste gjuhën përpara gjithë shoqeve të skuadrës gjatë stërvitjes, për shkak të rezistencës së saj ndaj një tentative të mëparshme agresioni me qëllim seksual. Një atlete e tretë ka treguar se ka refuzuar tentativën për ta puthur në buzë dhe në qafë, duke fituar si pasojë përjashtimin nga kombëtarja dhe etiketimin si "lesbike" pikërisht nga presidenti i Federatës. Një histori e temrrshme, me shumë kapituj akoma për tu shkruar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI