Flash

Largimi i Lindita Nikollës, si reaguan studentët protestues

Lapsi.al 28 December 2018
Largimi i Lindita Nikollës, si reaguan studentët protestues

“Nuk na intereson në është bionde a është brune, ministria e arsimit ka qenë kukull në duart e arsimit” – është ky reagimi i studentëve pas lajmit për shkarkimin Ministres së Arsimit. Të mbledhur para kryeministrisë, studentët u shprehën se shkarkimi i ministres i jep të drejtë kërkesave të tyre.

“Zëvendësimi i saj na jep të drejtë në kërkesat tona, që ligji i Arsimit të Lartë ka rënë, dhe reforma në arsim ka rënë sepse janë firmosur nga kjo ministre.” - shprehen studentët ndërsa thonë se do të jenë sot pasdite në protestën e diasporës.

“Sot do jemi në protestën e diasporës, dhe në 7 janar do jemi më të fortë se kurrë në protest. Sepse nga 9 kërkesa kryeministri u tall dhe ka plotësuar vetëm një, dhe se pa shtuar buxhetin  po tallet se nuk i plotëson dot kërkesat” - thonë ata për News 24.

Në përfundim studentët kanë menduar edhe të suprizojnë kryeministrin me dy dhurata simbolike, një timon dhe një kushtetutë.

“Sot i dhurojmë një timon të prishur dhe një kushtetutë. Timoni në simbolikë të aksidenteve që ka pesuar Rama si kryeministër dhe kushtetuta për të treguar shkeljet që kryeministri i ka bërë të drejtës për arsim të cdo shqiptari. Pasi sot për të marrë arsim të lartë një familje duhet të paguajë 5 mln lekë në vit, ndërsa kushtetuta e thotë qartë cdo shqiptar ka të drejtë të arsimohet.” - tha një prej studentëve.

Të këshilluara

Rama largon Ahmetajn, Bushatin, Gjiknurin

Edi Rama vazhdon të largojë ministrat në Asamblenë Kombëtare të PS ditën e sotme. Pas largimit të Lindita Nikollës, Rama deklaroi se kishte vendosur të largo...

11:07

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI