Flash

Ministri i ri i Sipërmarrjes: Ne nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa këta (VIDEO)

Lapsi.al 28 December 2018
Ministri i ri i Sipërmarrjes: Ne nuk do vjedhim në mënyrë

Në kabinetin 'Rama 3' veç emrave të panjohur të ministrave të rinj, ka edhe nga ata që njihen gjerësisht, sidomos kur vjen puna tek gafat në media. Një prej tyre është Eduard Shalsi. Rama tha sot se ai do të mbajë postin e Ministrit të Sipërmarrjes, vend që deri më tani e mbante Sonila Qato.

Ndërkohë është ende e freskët gafa që Shalsi bëri gjatë një interviste në 'Top Story' pak para zgjedhjeve të vitit 2013. Ai tha se 'ne nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa këta'. Pra, Shalsi i referohej qeverisë së PD-së. Ndërkohë faktet sot tregojnë se ai kishte të drejtë, qeveria e PS po vjedh pak më bukur se ajo e PD-së.

Kujtoni këtu koncensionet, PPP-të me oferta të pakërkuara, tenderat si ai për Unazën e Vogēl e plot afera të tjera korruptive. Shalsi pati të dtejtë! Mbase për këtë 'meritë' Edi Rama e shpërbleu sot me një post ministror. Shihni videon me gafën e vitit 2013.

©LAPSI.AL

https://youtu.be/-xC2KrOKVhE

Të këshilluara

Më lehtë ministrat, se patatet

Nga Astrit Patozi Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. - Po çfarë të them unë? iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëta...

16:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI