Flash

Reagon Kryemadhi për ndryshimet në qeveri: Rama sot ndërroi pjesë të lavatriçes të pastrimit të parave të drogës

Lapsi.al 28 December 2018
Reagon Kryemadhi për ndryshimet në qeveri: Rama sot ndërroi

Pas ndryshimeve të mëdha që u bënë sot në qeveri, ku 9 ministra u larguan prej detyrës, vjen edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Sipas Kryemadhit qeveria, të cilën me ironi e quan "Qeveria e Surrelit", ka rënë për shkak të rritjes së taksave, skandaleve me tenderat, krimit, drogës e varfërisë.

“Sot ra qeveria e Surrelit

Sepse premtoi se shqiptarët do të paguanin taksa më pak, por po paguajnë më shumë

Ra sepse asnjëherë nuk tregohet sesa taksa paguajnë shqiptarët, por kryeministri bërtet me të madhe se ka ulur taksat.

Qeveria ra për shkak të skandaleve të Ramës, vetëm me një tender janë vjedhur 40 milionë euro.

Sot Partia Socialiste u kthye ne Partinë e Surrelit.

Edi Rama sot ndërroi pjesë të lavatriçes të pastrimit të parave të drogës.

Por duhet larguar lavatriçja e vetme, e krimit, e drogës dhe e varfërisë së Shqiptarëve që quhet Edi Rama”, tha Kryemadhi

 

Të këshilluara

Rama largon Ahmetajn, Bushatin, Gjiknurin

Edi Rama vazhdon të largojë ministrat në Asamblenë Kombëtare të PS ditën e sotme. Pas largimit të Lindita Nikollës, Rama deklaroi se kishte vendosur të largo...

11:07

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI