Flash

Vuçiç: As Trump s’më detyron të flas me Kosovën pa hequr taksën

Lapsi.al 29 December 2018
Vuçiç: As Trump s’më detyron të flas me

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të bie nën presionin ndërkombëtar për të rinisur bisedimet me Kosovën përderisa kjo e fundit sipas tij nuk heq taksën ndaj mallrave serbe.

Dialogu mes Kosovës e Serbisë është bllokuar këtë vit si pasojë e çështjeve si rishikimi i kufijve, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, refuzimi i Serbisë të njohë Kosovën si shtet dhe si pasojë e bllokadës ndaj mallrave serbe në nëntor.

Presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi letra si Vuçiçit ashtu edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar nga ata që të arrijnë një marrëveshje.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyroj të flas për diçka derisa të mos tërhiqen taksat. Madje as thirrja personale e Trump”, tha Vuçiç para gazetarëve sot, raporton “Bloomberg”.

Agjencia amerikane e lajmeve shkruan po ashtu se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se shteti i tij do të rrisë buxhetin ushtarak për vitin e ardhshëm për 35 për qind në 919 milionë dollarë për “t’u përgatitur kundër çdo rreziku të mundshëm, sepse në Ballkan nuk është se kemi pak rreziqe”.

Vuçiç ka paralajmëruar se Serbia do të reagojë për serbët në Kosovë nëse sulmohen.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Qeveria e Surrelit ra!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Vlorë. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se qeveria e Ramës...

20:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI