Flash

Masakra në Elbasan/ Berisha: Rendi në dorë të bandave

Lapsi.al 30 December 2018
Masakra në Elbasan/ Berisha: Rendi në dorë të bandave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Bradashesh të Elbasanit, ku 3 persona u vranë me armë zjarri.

Në Facebook, Berisha thekson se rendi është në dorë të bandave, ndërsa shton se policia ‘lau duart’ duke thënë se ngjarja ishte për larje hesapesh.

POSTIMI: 

“Rendi ne dore te bandave!

Masaker ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan!

Te dashur miq, nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave. sb”, shkruan Berisha.

Të këshilluara

Masakër në Elbasan, tre të vrarë

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur. Një prej viktimave është shtetas...

22:13

Monika Kryemadhi: Qeveria e Surrelit ra!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që drejton në Vlorë. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se qeveria e Ramës...

20:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI