Flash

Kryemadhi uron për vitin 2019 shqiptarët: Një Vit të Ri pa Ramën

Lapsi.al 31 December 2018
Kryemadhi uron për vitin 2019 shqiptarët: Një Vit të Ri pa

Kryetarja e LSI-së, në urimin e saj për 2019, ka bërë dhe një bilanc të Shqipërisë sa i takon vitit 2018. Sipas saj, 2018 do të mbahet mend si viti i varfërisë për shqiptarët. Për vitin 2019 ajo uron një vit pa kryeministrin aktual të vendit, që sipas saj është dhe problemi kryesor i Shqipërisë.

“Së bashku humbëm një vit drejt hapjes së negociatave për shkak të arrogancës. Humbëm një vit për shkak të korrupsionit dhe kapjes së qeverisë. Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave që nisi me protestën e opozitës dhe vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve, me protestën e minatorëve, të biznesit të vogël. Protesta e studenteve solli shpresën e shqiptarëve. Dhe ky vit përmbyllet me protestën e diasporës, për t’i kthyer dinjitetin popullit të tyre. 2018 do të mbahet mend si viti i varfërisë që u shtrëngon rripin të varfërve dhe u liron të pasurve.

Sipas INSTAT 90% e shqiptarëve konsumojnë më pak. U rriti kostot e jetesës qytetarëve të thjesht. U rriti çmimin e ujit. Natën e fundit të parlamentit ai (Rama) vendos dhe kthen në mënyrë të paprecedent ligjin për dividentin, ku duket haptazi që nuk është vetëm dy standard i përdorur ndaj biznesit të ndershëm, por është dhe vepër penale e mashtrimit dhe falsifikimi të Parlamentit shqiptar ndaj ju uroj shqiptarëve një vit sa më të mbarë. T’i japim Shqipërisë një alternative tjetër. Uroj që shqiptarët në vitin 2019 të kenë një qeveri pa Edi Ramën. Një qeveri që të dojë popullin e saj, me dinjitet, me integritet dhe mbi të gjitha të shkëputet nga krimi dhe banda e organizuar. Gëzuar shqiptar kudo që jeni, t’i kthejmë fytyrën shtetit. Një Shqipëri pa Edi Ramën, do të jetë një Shqipëri e çliruar nga krimi, ashtu si shqiponja që fluturon në qiellin shqiptar”, -u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI