Flash

Nuk ishte aksident, Belardinelli u shkel qëllimisht: arrestohet Marco Piovella, krye ultrà i Inter

Lapsi.al 31 December 2018
Nuk ishte aksident, Belardinelli u shkel qëllimisht: arrestohet Marco

Marco Piovella, krye ultrà i Inter, është arrestuar si pasojë e hetimeve të kryera për ngjarjet e ndodhura përpara Inter-Napoli në 26 dhjetor që cuan në vdekjen e Daniele Belardinelli. Arrestimi është bërë me kërkesë të prokurosisë së Milanos në bazë të elementëve të mbledhur në ditët e fundit të hetimeve, si organizator në konfliktet e 26 dhjetorit. Sipas deklarateve të vetë Piovella, tifozi zikaltër Belardinelli, më shumë se është aksidentuar, është shtypur ngadalë nga një makinë e errët që i kaloi sipër, "me shpejtësi të vogël", me "dy rrotat nga ana e djathtë e mjetit".

https://www.youtube.com/watch?v=_GBET69Xt6U

DEKLARATAT E MARCO PIOVELLA

"Më kujtohet se e pashë, në rrugën Novara, Daniele Belardinelli i shtrirë përtokë, nuk e di përse, rrëshqitur apo rrëzuar aksidentalisht - ka deklaruar Piovella -. Në ato caste pashë një makinë, me shpejtësi të ulët gati e ndaluar, që kaloi mbi trupin e Daniele, me rrotat e djathta. Nuk më kujtohet nëse makina u largua me shpejtësi apo ngadalë. Më kujtohet që ishte e errët, me përmasa normale, por tek detajet nuk kam siguri, sepse përqendrimi im ishte tek Daniele".

Të këshilluara

2018, viti i dështimit të Christian Panucci-t

Pritshmëritë e 2018 ishin krejt të kundërta me ato që morëm në harkun e një viti që premtonte shumë: me një short të ditur në Kupën e Kombeve, me një trajner që...

15:24

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI