Flash

Një burrë dhe një grua gjenden të helmuar, dyshohet për vetëflijim

Lapsi.al 1 January 2019
Një burrë dhe një grua gjenden të helmuar, dyshohet për

Orë dramatike në prag të natës së ndërrimit të viteve, për një burrë dhe një grua në moshë fare të re. Gruaja, një 47-vjeçare, është gjetur në çastet e fundit të jetës pasi kishte gëlltitur fotoksinë, helm fatal që përdoret si bar për eliminimin e minjve.

Ajo u dërgua në spital ku edhe ka ndërruar jetë, pasi organet jetësore i ishin shkatërruar nga helmi. Vdekja e saj, u regjistrua nga Komisariati i Policisë Nr. 1, burime të të cilit thanë sot për noa.al se gruaja E.T. 47 vjeçe, banuese në Tiranë – nga veprimet e kryera – rezultoi se vdekja i ka ardhur si pasojë e vetëhelmimit me fotoksinë.

Gjithsesi, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Ndersa Komisariati i Policisë Elbasan njoftoi sot se në fshatin Katundi i Ri, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi E.M. 49 vjeç. Burri në moshë të re, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia lokale tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të vetëhelmimit

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Radhimës (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrën e Radhimës në Vlorë. Mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre. Zjarrfikësit po punojnë...

18:28

Më 7 janar rinis protesta e madhe studentore

Protesta e studentëve do të rinisë masivisht më datën 7 Janar. Kështu ka deklaruar studenti Igli Tola i ftuar në Fax News, ku analizoi Paktin për Universitetin ...

06:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI