Flash

Papa jep mesazhin e vëllazërimit në meshën e Vitit të Ri

Lapsi.al 1 January 2019
Papa jep mesazhin e vëllazërimit në meshën e Vitit të

Papa Françesku, në mesazhin e parë të tij për vitin 2019, u ankua për mungesën e unitetit në botë dhe doli kundër babëzisë për pasuri e fitime.

 Në meshën tradicionale të Vitit të Ri në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa i bëri ndërkohë homazh mëmësisë duke thënë se një botë që sheh nga e ardhmja duke harruar shikimin e nënës, është dritëshkurtër.

“Të dashur vëllezër dhe motra, në ditën e Krishtlindjes unë dhashë mesazhin e vëllazërimit për Romën dhe botën. Sot e rinovoj këtë mesazh, si një dëshirë për paqe dhe prosperitet dhe ne lutemi për paqen e përditshme”, deklaroi Papa.

Fjalimi i Vitit të Ri pason një 2018 të trazuar për Papën, kisha e të cilit u përball me skandale të abuzimit me fëmijët në botë, që vetë Ati i Shenjtë dështoi t’i frenojë. Thellësia e krizës doli në pah edhe të hënën, kur zëdhënësi i Vatikanit dhe zëvendësi i tij dhanë dorëheqjen papritur, pa shpjegime, pas mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e komunikimit.

Papa nuk iu referua problemeve, por i kërkoi katolikëve të qëndrojnë të lidhur me kishën, duke thënë se uniteti ka më shumë rëndësi sesa diversiteti. Ai po ashtu paralajmëroi se kisha rrezikon të bëhet një muze i bukur i të shkuarës nëse njerëzit e humbasin besimin.

https://www.youtube.com/watch?v=ytOZZzGZSK0

Të këshilluara

Zjarr masiv në kodrat e Radhimës (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrën e Radhimës në Vlorë. Mësohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre. Zjarrfikësit po punojnë...

18:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI