Flash

Krimi i dyfishtë në Ballsh, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Lapsi.al 2 January 2019
Krimi i dyfishtë në Ballsh, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot pasdite në qytetin e Ballshit. 34-Gazmed Musta ka vrarë me thikë bashkëshoretn e tij 31-vjeçar, Gentiana Caushaj, si dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa dyshohet se autori i krimit ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se gruaja i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Për këtë arsye ka nisur debati që përfundoi më pas deri në goditje me thikë. Sherri verbal nisi pas një dreke në familje, ku ishte e pranishme edhe kunata 18-vjecare.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kunata vdiq rrugës për në spital. 34-vjeçari Gazmend Musta jetonte në Greqi si emigrant, ndërsa ishte rikthyer së fundi për festa. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij në flagrancë. Kjo është ngjarja e parë e rëndë për vitin 2019.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet zv.ministri i Kulturës së Kosovës

Ramush Haradinaj ka bërë me dije nëpërmjet një statusi në 'facebook' se është ndaluar në Serbi nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëven...

16:06

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI