Flash

Ndërpriten kërkimet për peshkatarin e mbytur në Pogradec

Lapsi.al 2 January 2019
Ndërpriten kërkimet për peshkatarin e mbytur në Pogradec

Polumbarët ndërprenë kërkimet për gjetjen  e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit për të vijuar sërish nesër me kërkimet. Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gezim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dale për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer.

Gezim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Dallgët e liqenit mendohet të kenë qene shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallge ne liqen. Familjaret e alarmuar prej vonesës se tij kane dalë rreth orës 09:30 te mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Ne pamundësi për ta gjetur ata i janë drejtuar policisë e cila ka nisur kërkimin për vetëm pak ore pasi liqeni kishte dallge. Nje skaf policie u shfaq mbasditen e 1 Janarit për të kërkuar peshkatarin, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme kanë qene banoret e fshatit ata qe kanë lajmëruar mediat për tu bere lajmi publik pasi sipas tyre, policia nuk ka berë një kërkim korrekt.

Djali i xhaxhait tregon orët e gjata të pritjes se tyre për të gjetur trupin. I revoltuar me policinë ai thekson se vetëm publikimit të lajmit ne media u be e mundur edhe ardhja e policisë ne vendngjarje, pasi kërkimet kanë qenë  të pakta krahasuar me pritshmerinë e tyre.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/01/pg-1-.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI