Flash

Nesër dëborë dhe ngrica, ARRSH paralajmëron shoferët: Pajisuni me zinxhirë!

Lapsi.al 2 January 2019
Nesër dëborë dhe ngrica, ARRSH paralajmëron shoferët:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se nesër dhe në ditët në vazhdim priten reshje dëbore dhe ngrica, përkatësisht në veri, në verilindje dhe në juglindje.  Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gadishmëri. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të pajisur me zinxhir dhe me goma dimërore. Gjithashtu të shikojnë motin - temperaturat - dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

IGJEUM njoftoi se sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa nesër në përgjithës priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Priten reshje në formë dëbore deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 7 °C

në vendet malore: -6 / 0 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër pritet një forcim gradual i saj, për t’u bërë problematike në disa zona, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40 km/orë, veçanërisht në perëndim të vendit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI