Flash

Vjedh një banesë, "kapet mat" i riu në Berat

Lapsi.al 2 January 2019
Vjedh një banesë, "kapet mat" i riu në Berat

  Një 31 vjeçar u kap në flagrancë nga policia e Beratit duke vjedhur një banesë në lagjen "30 Vjetori" në këtë qytet. Mësohet se i arrestuari është 31 vjeçari, me inicialet R.P, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat. Mbi të rendojnë akuzat e vjedhjes, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit i është gjetur një thikë dhe një sasi droge e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.P, 31 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit, P.Z, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, gjithashtu nga kontrolli fizik që u ushtrua, i’u gjet një thikë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, "Vjedhje" , "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 134, 283 dhe 279 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo në Athinë, janë arratisur dy shqiptarë, Elvis K. dhe Leonard P. Dy shqiptarët janë dënuar për shkak të grabitjeve ...

11:08

BE në Ballkan - Edhe një vit i humbur?

Para 15 vitesh 6 vende të Ballkanit morën me "premtimin e Selanikut" edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por viti që po mbaron solli një sërë ...

23:59

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI