Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Horror në Korfuz, shqiptari vret vajzën dhe e fsheh në oborr

Lapsi.al 3 January 2019
Horror në Korfuz, shqiptari vret vajzën dhe e fsheh në oborr

Në Korfuz, një shqiptar ka vrarë vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj në kopshtin e shtëpisë.

Vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa në darkë, pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ishte minoritar grek nga Shqipëria, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan. Ka qenë pikërisht partneri i 28-vjeçares që ka denoncuar në policia pasi ajo nuk ishte paraqitur dje në punë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz. 28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.

Gazetarja Ira Londo raportoi nga Greqia se ka qenë babai i viktimës ai që më pas ka drejtuar policinë në kopshtin pas shtëpisë, ku kishte fshehur trupin e të bijës, që e kishte mbuluar me shpejtësi e në panik e sipër.

Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.

29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, gjithsesi, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.

Policia ka arrestuar vrasësin ndërsa pritet dhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.

Të këshilluara

Arrestohet zv.ministri i Kulturës së Kosovës

Ramush Haradinaj ka bërë me dije nëpërmjet një statusi në 'facebook' se është ndaluar në Serbi nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëven...

16:06

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI