Flash

Ekspertiza mjeko-ligjore: 29-vjeçarja u godit 7 herë në kokë

Lapsi.al 4 January 2019
Ekspertiza mjeko-ligjore: 29-vjeçarja u godit 7 herë në

Mjekja ligjore që ekzaminoi trupin e pajetë të Anxhelina Petros, e cila u vra nga i ati dhe u gropos në oborrin e shtëpisë, është shprehur se ajo që ka ndodhur nuk ka qenë thjesht një vrasje, por një makabritet.

“Nuk ishte një krim i egër, ishte një brutalitet”- ka thënë ajo.

I ati i 29 vjeçares Anxhelina Petro, pasi e kishte vrarë dhe groposur të bijën i kishte kërkuar policisë ndihmë duke i thënë:

“Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim.”

Pas shumë pyetjeve të policisë, i ati i viktimës ka treguar të vërtetën.

Sipas mjekes ligjore Chrysavgi Kousi, vajza e pafat edhe pse luftoi per një kohë të gjatë me vrasësin, nuk ishte në gjendje për të shpëtuar pasi goditjet ishin të shumta.

«Vajza u godit disa herë, të paktën shtatë herë në kokë. Gjithashtu, ajo është munduar të mbrohej, duke ngritur duart lart, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën nga goditjet”- thotë ekspertiza.

“Gjitha sa pashe me ka lene te shtangur, une nuk mund ta kuptoj se si një prind godet fëmijën me te tillë tërbim. Dhe, pastaj si ka mundur te pastrohet nga gjaku dhe te fshehe gjurmet. Nuk ishte nje krim, por nje terbim i eger”- thote mjeku ligjor.

Ndërkohë avokati i vrasësit, Vasilis Nulezas thotë se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”. Sipas tij, 52-vjeçari kishte një dashuri patologjike për vajzën. “Vajza i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj.

Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte dot klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e e tij.

Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati.

Të këshilluara

Zonat e bllokuara nga moti i keq në Shqipëri

Prej dy ditësh, në disa zona të vendit, moti i keq ka sjellë probleme. Të izoluar nga dëbora janë disa fshatra të thellë në Dibër e Bulqizë. Në Dibër janë të...

09:34

Moti i ftohtë/ Reshje bore edhe në Sarandë

Mëngjesin e sotëm temperaturat shënuan -2 gradë celcius në qytetin bregdetar të Sarandës, duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës. Në Sarandë për herë të fun...

09:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI