Flash

Kryeministrja serbe: Nuk ka kompromis me Kosovën, po favorizohet krijimi i 'Shqipërisë së Madhe'

Lapsi.al 4 January 2019
Kryeministrja serbe: Nuk ka kompromis me Kosovën, po favorizohet krijimi i

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar sërish për taksat e vëna nga Kosova, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis mes dy vendeve.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq.

Në një intervistë për TV Pink, Bërnabiç theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime nga ana e Kosovës, nuk shikon asnjë shenjë kompromisi.

Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Bërnabiq thotë se ky hap i marrë nga Kosova dhe Shqipëriac çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”. 

Të këshilluara

Zjarr në një fshat në Krujë

Një sipërfaqe pyjore në Krujë,në fshatin Nuhaj, është përfshirë nga zjarri. Zjarri mendohet se ka qenë i qëllimshëm. Ndërkohë, zjarri është favorizuar nga er...

13:41

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Dhërmiun

Reshjet e dëborës po zbardhin të gjithë Shqipërinë, nga skaji më verior në atë më jugorin. Bora ka mbërritur deri në plazhin e Dhërmiut duke krijuar një peisazh...

13:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI