Flash

Skandali i Premier League/ Trajneri e mendoi të dehur, lojtari kishte përdorur kokainë në festën e Krishtlindjes

Lapsi.al 4 January 2019
Skandali i Premier League/ Trajneri e mendoi të dehur, lojtari kishte

Një futbollist anglez është nxjerrë jashtë nga një diskotekë, pasi ka konsumuar kokainë në banjë, gjatë një feste para Krishtlindjes, organizuar nga skuadra e tij pas një ndeshje në transfertë. Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, pa bërë emra e duke u limituar thjesht të saktësojë se ylli në fjalë luan "në një klub të Premier League". Nga sa shkruhet, lojtari është kapur në flagrancë nga një shok "ndërsa thithte kokainë në banjë" e gjysëm ore më pas dukej aq keq sa e detyroi trajnerin e tij të nervozuar ta nxirrte nga prapa lokalit, të merrte mbi shpinë e ta dërgonte në shtëpi me taksi, me bindjen e gabuar se ishte thjesht i dehur .

"Sjellja e futbollistit i ka tronditur të gjithë - ka thënë një i infiltruar i tabloidit - e krijoi një carje brenda dhomave të zhveshjes, ku mes të tjerash ka patur probleme për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të rezultateve jo brilante e ky incident erdhi në momentin më të keq e nuk ishte aspak ndihmë".

Duke i qendruar ende burimit, ylli i paidentifikuar i ishte nënshtruar një kontrolli antidoping një ditë më parë natës në diskotekë, duke rezultuar i pastër, "kështu që e dinte se mund tia hidhte paq". Ashtu si saktëson artikulli, kush gjendet pozitiv me droga të klasit A rrezikon dy vjet skualifikim nga ana e Football Association.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI