Flash

Vonesa të trageteve nga Italia me destinacion portin e Durrësit dhe Vlorës

Lapsi.al 4 January 2019
Vonesa të trageteve nga Italia me destinacion portin e Durrësit dhe

Ka patur vonesa të trageteve nga portet italiane në drejtim të atij të Durrësit për shkak të motit të keq. Nga raportimet e deritanishme mësohet se dy tragete janë nisur me vonesë nga porti i Barit.

Dy tragetet pritej që të vinin rreth orës 08:00, ndërsa tani njëri prej tyre mund të mbërrijë në orën 12:30, e tjetri rreth orës 17:00.

Në terminalin e Durrësit, një tjetër target i nisur nga Ankona në Itali ka mbërritur me një orë vonesë paraditen e sotme.

Ndonëse moti duket se nuk i favorizon lundrimet, deri para mesnatës priten të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera nga Bari.

E njëjta situatë raportohet edhe nga Porti i Vlorës, ku trageti i nisur nga Brindisi nuk ka mbërritur ende, edhe pse duhej të kishte ardhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i nisur me vonesë për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit të dallgëzuar, pritet të mbërrijë në portin jugor rreth orës 14.

Të këshilluara

Zonat e bllokuara nga moti i keq në Shqipëri

Prej dy ditësh, në disa zona të vendit, moti i keq ka sjellë probleme. Të izoluar nga dëbora janë disa fshatra të thellë në Dibër e Bulqizë. Në Dibër janë të...

09:34

Moti i ftohtë/ Reshje bore edhe në Sarandë

Mëngjesin e sotëm temperaturat shënuan -2 gradë celcius në qytetin bregdetar të Sarandës, duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës. Në Sarandë për herë të fun...

09:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI