Flash

“Zëri i Amerikës”: Çfarë ka ndodhur me ambasadoren që Trump emëroi në Shqipëri

Lapsi.al 4 January 2019
“Zëri i Amerikës”: Çfarë ka ndodhur me

Sipas ndihmësve në komisionin e senatit amerikan për çështjet e jashtme, kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten Presidentit Donald Trump.

Zonja Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit. Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.

Një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Ëashington Examiner që kishte të bënte me komunikimet e një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë me ish-agjentin britanik Christophet Steele. Steele u dorëzoi agjencive amerikane të zbulimit një raport për lidhje të mundshme të fushatës Trump me rusët.

Emri i zonjës Kavalec ende figuron në faqen e Shtëpisë së Bardhë si e emëruar për postin. Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.

Kandidatura e zonjës Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit. Nuk është e qartë se përse komisioni i senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën.

Të këshilluara

Tërmeti 'shkund' jugun e Shqipërisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Epiqendra nuk dihet ende, por lëkundjet janë ndjerë fuqishë edhe në Gjirokastër, Sarand...

20:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI