Flash

Zonat e bllokuara nga moti i keq në Shqipëri

Lapsi.al 4 January 2019
Zonat e bllokuara nga moti i keq në Shqipëri

Prej dy ditësh, në disa zona të vendit, moti i keq ka sjellë probleme. Të izoluar nga dëbora janë disa fshatra të thellë në Dibër e Bulqizë.

Në Dibër janë të bllokuara nga dëbora nëntë fshatra në njësinë Lurë, po ashtu edhe disa në Kalanë e Dodës, Grykë Nokë, Zall Dardhë, ndërsa në Bulqizë është e bllokuar Terrova. Për shkak të trashësisë së borës në këto zona është i pamundur qarkullimi i automjeteve.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme, pasi borëpastrueset kanë hequr sasinë e botrës nga rruga.

Ndërsa në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, në fshatrat turistikë si Dardhë dhe Voskopojë dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Sa i takon ditës së sotme sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet e borës të jenë prezente dhe në lartësinë 600 m.

Të këshilluara

Moti i ftohtë/ Reshje bore edhe në Sarandë

Mëngjesin e sotëm temperaturat shënuan -2 gradë celcius në qytetin bregdetar të Sarandës, duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës. Në Sarandë për herë të fun...

09:14

Viti 2019, të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u

Në vendimet e pritshme kyçe janë zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...

18:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI