Flash

Korçë/ Ulja e temperaturave deri në -13 gradë sjell probleme në qarkullim

Lapsi.al 5 January 2019
Korçë/ Ulja e temperaturave deri në -13 gradë sjell

Ulja e ndjeshme e temperaturave, të cilat në zonat malore kanë arritur deri në -13 gradë, ka sjellë vështirësi për qarkullimin e mjeteve në Korçë.

Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, por në disa segmente lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, për shkak të prezencës së shtresave të akullit.

Aksi Qafë-Thanë e deri në Kapshticë është i qarkullueshëm normalisht ndërsa në aksin Korçë-Leskovik, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë vetëm në segmentin e Qafës së Qarrit dhe Barmashit.

Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, por në disa segmente, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, për shkak të prezencës së shtresave të akullit.

Gjatë natës lëvizja e mjeteve bëhej me zinxhirë në të gjitha rrugët nacionale, si pasojë e ngricave dhe temperaturave nën zero.

Ndërsa mëngjesin e sotëm situata paraqitet disi normale edhe pse lëvizjet drejt Dardhës dhe Voskopojës bëhen vetëm me zinxhirë.

Prej disa ditësh, vijojnë të mbeten të izoluara disa fshatra në zonën e Mokrës, në Pogradec dhe po ashtu fshatra të izoluara ka edhe në bashkinë e Korçës, Kolonjës, Maliqit dhe Devollit. Temperaturat e ulëta kanë shënuar edhe viktimën e parë të këtij dimri në juglindje.

Një 55-vjeçar nga Ravoniku ka humbur jetën teksa udhëtonte me biçikletë dhe nga hetimet paraprake rezulton se viktima kishte pësuar atak kardiak, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Të këshilluara

5 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në jug

Shtabi i Emergjencave pranë Ministrisë së Mbrojtjes dha detajet e para për termetin e rënë në jug të vendit pasditen e së premtes. “Me date 04.01.2018 ora 19...

21:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI