Flash

Kryemadhi: Shqiptarët t'i bashkohen protestës studentore të hënën

Lapsi.al 5 January 2019
Kryemadhi: Shqiptarët t'i bashkohen protestës studentore të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje shqiptarëve ti bashkohen protestës studentore ditën e hënë.

Gjatë një takimi me Komitetin drejtues të LRI-së së Fierit, Kryemadhi tha se kjo protestë nuk është partiake, por është protestë politike e cila në thelb ka kërkesat ekonomike sepse çdo shqiptar pa dallim bindjesh politike ka probleme financiare. Me poshtë pjesë nga fjala e Kryemadhit.

"Ka ardhur koha për të protestuar, nuk ka ardhur koha për të protestuar për parti politike, ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj.

Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve.Sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve.

8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve.

Kryemadhi nënvizoi se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë së bashku me studentët, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila u shërben qytetarëve të saj dhe nuk i vjedh ata.

Një ditë më parë, kryetarja e LSI-së ju bëri thirrje dhe gjimnazistëve që ti bashkohen protestës së studentëve"

Të këshilluara

Meta dekreton shkarkimin e ministrave

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për largimin nga detyra të pjesës më të madhe të ministrave, vjen dhe dekretimi prej presidentit Meta. Presidenca ka kon...

13:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI