Flash

"Në nder të tifozëve": Kane në fushë pas 6-0, zgjedhja e Pochettino habit Anglinë

Lapsi.al 5 January 2019
"Në nder të tifozëve": Kane në fushë pas 6-0,

Kur në minutën e 75 ka hedhur në fushë Harry Kane me rezultatin 6-0 në transfertën e Tranmere Rovers (klub i divizionit të katërt) në raundin e tretë të FA Cup, frika për një dëmtim të mundshëm në një situatë të panevojshme ishte ajo që kaloi në mendjen e tifozëve të Tottenham.

Një zgjedhje e çuditshme, që vetë tekniku Mauricio Pochettino e shpjegoi pas ndeshjes. "Është cështje respekti - ka thënë menaxheri argjentinas - Respekt për njerëzit e për kundërshtarët. Në këtë vend nuk rastis shpesh të shohësh Harry Kane të zbresë në fushë në një turne si FA Cup. Për shumë arsye zgjodha ta nxjerr në fushë dhe një nga këto ishte të tregoja respekt për tifozët këtu që mundën të admirojnë Kane, një ikonë e futbollit anglez. Ishte e rëndësishme ta shihnin në veprim". Ndeshja në fakt përfundoi 7-0 e pikërisht sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 82' golin e fundit të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI