Flash

"Nuk luan për Brighton, merr përgjegjësitë", askush nuk është i kënaqur tek Chelsea, por Morata shënon dygolësh në FA Cup

Lapsi.al 5 January 2019
"Nuk luan për Brighton, merr përgjegjësitë",

Kohë të vështira për sulmuesin Alvaro Morata, që në fakt, që kur është larguar nga Juventus nuk po gjen stabilitet. Këtë herë, si të mos mjaftojë mungesa e golit, sulmit mbi spanjollin i shtohet edhe Gianfranco Zola, zëvendës i Sarri në pankinën e Chelsea. "Duhet të mësohet me presionin, është qendërsulmuesi ynë e nga ai tek Chelsea të gjithë presin shumë. Nuk luan tek Southampton apo Brighton, me gjithë respektin. Edhe nëse do të ndryshonte skuadër, situata do të mbetej e njëjta, nuk mund ti largohesh përgjegjësive".

Rendimenti i Morata, që në 16 prezenca në Premier League ka shënuar vetëm 5 gola, nga të cilët të fundit dy muaj më parë (shtatë gola në 23 ndeshje sezonale), është sigurisht nën pritshmëritë. Kohët e fundit po flitet për një rikthim të tij në Spanjë: Sevilla e kërkon dhe sipas 'Mundo Deportivo' Morata i ka thënë po andaluzianëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/a2/a20J.mp4

Por në pritje të zhvillimeve të merkatos, fjalët e ashpra e kanë ndihmuar spanjollin të reagojë: dy gola të Morata në Stamford Bridge në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham Forest. Sulmuesi ka shënuar golin e parë në minutën e 49, ndërsa ka kompletuar misionin 10 minuta më pas me golin e dytë, duke i dhënë kualifikimin londinezëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/v6/V6ea.mp4

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI