Flash

Berisha: Qeveria në Elbasan, si Kostandini me Doruntinën

Lapsi.al 6 January 2019
Berisha: Qeveria në Elbasan, si Kostandini me Doruntinën

Sali Berisha e ka krahasuar rrugëtimin e qeverisë Rama për në Elbasan sot, në takimin informal, me udhëtimin mbi kalë të të vdekurit me të gjallë, Kostandinit dhe Doruntinës së legjendës.

“Qeveria shkon të mblidhet si Kostandini me Dhoqinën, Elbasani e pret me protesta, tym dhe “Rama ik!” – shkruan Berisha dhe vendos paralelisht takimin qeveritar dhe protestën qytetare me të cilën u prit.

Kujtojmë se qeveria Rama nuk është stabilizuar, pasi një pjesë ministrash janë dekretuar nga Presidenti, të tjerë ende jo, pas shkarkimeve që u bënë në nisje të vitit të ri. Në tryzën e diskutimit në Elbasan ishin tre palë ministra: edhe të shkarkuarit, edhe të emëruarit, edhe ata pezull.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI