Flash

(VIDEO) Rama mbledh ministrat e rinj, pritet me protesta

Lapsi.al 6 January 2019
(VIDEO) Rama mbledh ministrat e rinj, pritet me protesta

Në një përpjekje për të treguar se qeveria punon edhe të dielën e parë të janarit, Edi Rama ka thirrur ministrat dhe ish-ministrat e shkarkuar së fundmi mëngjesin e sotëm nën thirrjet e protestuesve në Labinot të Elbasanit.

"Qeveri e krimit." dhe "Rama ik!" - dëgjohen protestuesit jashtë restorantit të blinduar nga forca të shumta sigurie.

Takimi pason të tjerë të këtij formati, mbajtur vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë. Të pranishëm janë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Takimi i qeverisë po zhvillohet me dyer të mbyllura. Një pjesë e ministrave të propozuar nga Rama, ende nuk janë dekretuar nga presidenti Ilir Meta, i cili po merr kohë për të shqyrtuar figurat e tyre. Meta nuk ka dekretuar derimë tani as shkarkimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, duke mbajtur pezull për një javë marrjen e këtij vendimi.

Takime të mëparshme të këtij formati janë shoqëruar nga heshtja e ministrave pjesëmarrës, ndërsa Rama vetë ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale vendimet që janë marrë paraprakisht në to.

©LAPSI.AL 

https://www.youtube.com/watch?v=2EBzsvTQodY&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=ZwweQj-o0A8&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI